Një gjykatës në Meksikë mori vendimin që 12 policë të akuzuar se hapën zjarr ndaj një automjeti të ambasadës amerikane dhe plagosën 2 punonjës të ambasadës, duhet të mbahen nën arrest.
Të afërmit dhe përkrahësit e oficerëve të ndaluar u mblodhën para zyrave të prokurorit në qytetin Cuernavaca, në jug të kryeqytetit Mexico, për të protestuar kundër ndalimit të policëve.
Agjencia Associated Press njofton se policët ishin ndaluar për 40 ditë me arrest shtëpie, nën dyshimin se kishin abuzuar me autoritetin e tyre. Kjo aktakuzë nënkupton njëkohësisht veprën penale të aktit kriminal, ose për neglizhencë të jashtëzakonshme.
Të premten e kaluar, policia federale e qytetit të Mexicos qëlloi në drejtim të një makine të ambasadës amerikane, me të cilën po udhëtonin dy zyrtarë të qeverisë amerikane pranë Cuernavakës.