Lidhje

Zonja e Parë Trump del nga spitali


Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump doli sot nga spitali, disa ditë pas një operacioni në veshka për një problem shëndetësor.

Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, tha përmes një deklarate se bashkëshortja e Presidentit Trump “po pushon dhe është në gjendje shumë të mirë shpirtërore”. Zëdhënësja shprehu mirënjohje për telefonatat dhe mesazhet që kanë dërguar mijëra dashamirës me lutje dhe urime për një shërim të shpejtë të zonjës Trump.

Zonja e Parë është tani në Shtëpinë e Bardhë pas operacionit në spitalin ushtarak Walter Reed. Ajo iu nënshtrua një procedure që shërben për të bllokuar ushqyerjen me gjak të një tumori apo mishi të huaj në trup.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG