Lidhje

Melania Trump, padi ndaj Daily Mail Online


Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump ka paditur gazetën Daily Mail Online, lidhur me artikuj sipas së cilave ajo kishte punuar si eskortë në Nju Jork në vitet 1990.

Avokatët e zonjës Trump e depozituan padinë kundër Mail Media, Inc., kompania që ka në pronësi Daily Mail, në një gjykatë në Maryland të enjten, duke kërkuar 150 milionë dollarë dëmshpërblim për ato që ata i quajtën deklarata “jashtëzakonisht dëmtuese”, që ka bërë ky portal.

“Mes gënjeshtrave të shumta, janë ato që zonja Trump ishte ‘eskortë’ në vitet 1990 para se të njihej me bashkëshortin e saj. Veprimet e të pandehurit janë aq skandaloze, keqdashëse dhe të dëmshme ndaj zonjës Trump, saqë dëmshpërblimi vlerësohet 150 milionë dollarë”, shprehet në një deklaratë avokati Charles Harder.

Padia u depozitua pasi Daily Mail nxorri një përgënjeshtrim të një artikulli që botoi më 20 gusht nën "Fotografi nudo dhe pyetje shqetësuese për vizat: E kaluara skandaloze e gruas sllovene në Donald Trumpit”.

Në përgënjeshtrim, Daily Mail tha se nuk kishte pasur kurrë si synim që të sugjeronte se zonja Trump kishte punuar ndonjëherë si prostitutë.

XS
SM
MD
LG