Specialistët në Shqipëri shprehen me shqetësim për gjendjen e menaxhimit të pyjeve. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë së fundi një moratorium për mosprerjen e pyjeve, i cili në mjaft zona nuk po respektohet për shkak të nevojave të banorëve për dru zjarri.