Lidhje

Mendime të ndryshme rreth qeveverisë së re të Italisë


Mendime të ndryshme rreth qeveverisë së re të Italisë
Mendime të ndryshme rreth qeveverisë së re të Italisë

Pas vitesh të tëra të Silvio Berluskonit në pushtet, italianët tani i kanë varur shpresat tek një qeveri e përbërë nga teknokratë e jo politikanë.

Detyra kryesore e kabinetit të zotit Monti është zbatimi i reformave për reduktimin e borxhit të madh kombëtar.

"Nuk e dimë me saktësi se cila do të jetë përbërja e qeverisë, por është mëse e sigurtë se do të përbëhet nga teknokratë dhe nuk do të ketë asnjë politikan", tha profesor James Walston, analist politik në Universitetin Amerikan në Romë lidhur me përbërjen e kabinetit të ri. "Ata nuk janë njerëz të njohur", shtoi ai.

Në rrugët e Romës pati përshtypje të ndryshme rreth qeverisë së re.

Paolo Colucci thotë se është e domosdoshme që kabineti i ardhshëm të zgjidhë problemet e borxhit të Italisë.

"Qeveria e re duhet të punojë për rivensojen e parimeve të kushtetutës tonë dhe të përpiqet të përmirësojë situatën ekonomike pas katastrofës financiare, që u shkaktua jo vetëm nga qeveria e mëparshme, por edhe nga kriza e rëndë në Evropë dhe në pjesën më të madhe të botës", tha ai.

Të tjerët e konsiderojnë këtë skenar si një të keqe të domosdoshme në kohë të vështira.

"Kur nevojitet një qeveri teknokratësh, kjo do të thotë se demokracia dhe politikat konsiderohen të padobishme. Pra kjo çështë diçka negative, por që duhet bërë vetëm në kushte emergjente dhe për një periudhë të kufizuar", tha Giuseppe Drago.

Qeveria e zotit Monti duhet të kalojë votëbesimin në të dyja dhomat e parlamentit, gjë që pritet këtë javë, në mënyrë që të fillojë detyrën e vështirë për të vënë në lëvizje ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, që ajo të dalë nga kriza.

XS
SM
MD
LG