Lidhje

Çështja e agjentit të dyfishtë


Shtetet e Bashkuara thanë se do të punojnë me Gjermaninë për të zgjidhur shqetësimet mbi njoftimet se një nga punonjësit e saj të zbulimit ka punuar si agjent i dyfishtë për Uashingtonin por nuk tha në se akuza është e vërtetë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Berlinin janë të gjera dhe të rëndësishme por nuk dha hollësi rreth çështjeve të zbulimit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një vizite në Pekin tha se akuzat për spiunazh janë “serioze” dhe në se provohen të jenë të vërteta do të shkelnin besimin mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Komentet e kancelares janë deklaratat e para publike që nga arrestimi javën e kaluar i një 31 vjeçari që dyshohet si një agjent i dyfishtë. Kur u morr në pyetje, autoritetet thanë se ai pranoi të ketë punuar për Shtetet e Bashkuara për 2 vjet.

XS
SM
MD
LG