Lidhje

Merkel: Greqia të mbaj premtimet për reforma


Kancelarja gjermane Angela Merkel po i bën trysni Greqisë të mbaj premtimet për reforma, duke theksuar para një takimi të ministrave të financave të Eurozonës se ajo kërkon që vendi të vazhdojë të mbetet në bllokun e monedhës së përbashkët.

Zonja Merkel tha gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman sot se qeveria greke në shkurt u angazhua për reforma strukturore gjithpërfshirëse ", duke shtuar se ato tani duhet të zbatohen me vendosmëri.

Merkel theksoi se përpjekjet e Gjermanisë kërkojnë që Greqia të mbetet në eurozonë.

Greqia duhet të paguajë këstet e huave tek kreditorët e saj para 30 qershor, kur përfundon programi i saj i shpëtimit.

XS
SM
MD
LG