Lidhje

Merkel nuk mbështet zhvlerësimin e borxhit grek


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk e mbështet një zhvlerësim të borxhit të Greqisë. Ajo i bëri komentet një ditë pasi ministri gjerman i financave, Volfgang Shojbël i deklaroi Greqisë se nuk duhet të bëjë lobim për faljen e borxhit.

Zonja Merkel tha sot se një përpjekje e dytë për uljen e borxhit të Greqisë mund të prishte një pjesë të mirë të punës së bërë kohët e fundit për stabilizimin e eurozonës.

Analistët thonë se zonja Merkel po përpiqet të fitojë kohë në pritje të fushatës së saj për rizgjedhje.
XS
SM
MD
LG