Lidhje

Merkel, rimëkëmbja ekonomike e BE-së para një "rruge të gjatë"


Ангела Меркель
Ангела Меркель

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se ulja e nivelit të aftësisë kredimarrëse për nëntë vende evropiane tregon se Bashkimi Evropian ka ende një rrugë të gjatë drejt rikthimit të besimit të investitorëve.

Ajo foli me gazetarët sot në qytetin verior gjerman të Kielit. Ajo tha se ulja e nivelit nuk ishte e papritur dhe tha se eurozona do të përshpejtojë vënien në zbatim të fondit të përhershëm të shpëtimit të njohur si Mekanizmi për Stabilitetin Evropian.

Firma e vlerësimit të kredive, Standard and Poor, një nga tre agjencitë e tilla botërore, e mori vendimin dje, duke thënë se udhëheqësit e këtyre vendeve po lëvizin shumë ngadalë drejt forcimin të financave të eurozonës.

Franca humbi standardin më të lartë të kreditit AAA, ndërsa Italia dhe Spanja humbën edhe dy nivele të tjera. Gjermania, ekonomia më e madhe evropiane ruajti të njëjtin nivel AAA.

XS
SM
MD
LG