Lidhje

Mërkuri, më interesant dhe në disa mënyra më i çuditshëm


Mërkuri, më interesant dhe në disa mënyra më i çuditshëm
Mërkuri, më interesant dhe në disa mënyra më i çuditshëm

NASA thotë se zbulime të reja gjatë një periudhe gjashtë mujore nga sonda pa njerëz MESSENGER në orbitën rreth Mërkurit tregojnë se planeti i vogël është më interesant dhe në disa mënyra më i çuditshëm se sa shkencëtarët kishin imagjinuar.

Mes zbulimeve më të papritura të sondës MESSENGER ishte një sipërfaqe e planetit me gropa që nuk janë krijuar as nga krateret dhe as nga vullkanet; llava e lashtë vërshon në polin verior të Mërkurit në thellësi një kilometër dhe që mbulon një sipërfaqe gati sa një kontinent si dhe një fushë magnetike, që reagon krejt ndryshe se çdo orbitë tjetër në sistemin diellor.

Para zbulimeve të sondës MESSENGER, Mërkuri mendohej se kishte karakteristika të ngjashme me Hënën. Por shkencëtarët e NASA-s thonë se zbulimet e reja do të bëjnë që tekstet shkollore të rishkruhet, sepse Mërkuri, siç u shpreh një shkencëtar, “ndryshon shumë nga Hëna thuajse në çdo aspekt që mudn të shikohet”.

XS
SM
MD
LG