Në Spanjë, ylli i futbollit Lionel Messi u dënua me 21 muaj burgim me kusht për mospagim taksash.
Së bashku me të u dënua me 21 muaj edhe i ati, Jorge, për të njëjtën shkelje. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Spanjës.
Sipas ligjit spanjoll, dënimet nën dy vjet mund të kryhen me kusht, pra Messi dhe i ati mund të mos qëndrojnë asnjë ditë në burg.
Messi duhet të paguajë edhe një gjobë prej 2 milionë eurosh ndërsa i ati një gjobë prej 1.5 milionë eurosh.
Messi tronditi Argjentinën dhe botën me dorëheqjen e tij të papritur, kur Kili mundi Argjentinën 4-2 me penallti, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt dhe shtesë në ndeshjen finale Copa America në qershor 25.
Messi, i cili konsiderohet si një nga gjuajtësit më të saktë në futboll, çuditërisht humbi gjuajtjen nga penalltia.