Lidhje

Meksikë: çmimi i karburantit shkakton protesta


Një rritje e ndjeshme e çmimit të karburantit në Meksikë ka shkaktuar protesta në vend dhe dje turmat grabitën dyqanet ndërsa vazhdojnë trazirat mbi rritjen e kostos së jetesës në këtë vend të Amerikës Latine.

Që nga 1 janari, kur qeveria rriti çmimet e naftës me 20 për qind, meksikanët kanë bllokuar qendrat e karburantit, trafikun rrugor dhe kanë zhvilluar protesta.

Ministria e Brendshme thotë se gjatë dhunës së të mërkurës u arrestuan më shumë se 200 njerëz.

Presidenti Enrique Nieto mbrojti rritjen e çmimit duke thënë se përkonte me rritjen e globale të çmimit të karburantit:

“Qeveria nuk do të lejojë abuzimet e atyre që justifikohen pas këtyre masave dhe kryejnë veprime mizore dhe atyre që manipulojnë me rritjen e çmimit të naftës.”

Presidenti u zotua të ndihmonte një pjesë të popullsisë së goditur rëndë nga rritja e çmimit.

Grupi aktivist për fermat “El Barzon” tha se edhe me mbështetjen qeveritare për shoferët e kamionëve, “vala e zemërimit dhe pakënaqësitë mes meksikanëve nuk mund të ndalet”.

Kompania enegjitike shtetërore “Pemex” paralajmëroi se bllokimet po dëmtonin shpërndarjen e karburantit dhe se shtetet Chihuahua, Durango dhe Morelos ishin në gjendje kritike.

XS
SM
MD
LG