Presidenti Barak Obama priti dje në Shtëpinë e Bardhë ekipin e basketbollit Miami Heat të cilin e uroi për fitoren e titullit në kampionatin e ligës profesioniste NBA për vitin 2012.
Presidenti Obama tha se secili nga lojtarët bëri punën e tij dhe kjo e solli ekipin në krye. Miami Heat mundi ekipin Oklahoma City Thunder në pesë ndeshje finale të ligës NBA qershorin e kaluar.
Presidenti e vlerësoi ekipin edhe për punën e mirë që bën jashtë fushës së ndeshjes. Ai i falenderoi ata për mbështetjen që i kanë dhënë Qendrës Mjeksore Ushtarake Kombëtare Walter Reed pranë Uashingtonit.
Presidenti Obama tha se një prej gjërave për të cilat ai ndihet krenar është se shumë nga lojtarët e ekipit, si LeBron James, Chris Bosh dhe Dwyane Wade, e marrin shumë seriozisht rolin e tyre si baballarë. Ky është një mesazh i mirë për të rinjtë që i shikojnë me adhurim këta lojtarë, tha Presidenti.