Lidhje

Gjendja e refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi


Gjendja me refugjatët dhe imigrantët e Lindjes së Mesme në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë duket e vështirë. Organizatat ndërkombëtare kritikojnë për organizimin e keq dhe trajtimin e refugjatëve. Ndërkaq, organizatat lokale humanitare ankohen se autoritetet maqedonase nuk po i lejojnë t’u shpërndajnë ndihma refugjatëve.

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nuk shikojnë përmirësime të gjendjes me refugjatët në kufirin e Maqedonisë me Greqinë.

Aleksandra Kraus, zyrtare e UNHCR thotë se gjendja në qendrën e pranimit në Gjevgjeli po bëhet e vështirë.

“Kishim mbi katër mijë njerëz jashta portave të kampit. Ishte një gjendje kaosi; nuk ishte e organizuar mirë; aq shumë njerëz që erdhën përnjëherë, sepse autoritetet greke, me gjasë, i lëshuan përnjëherë, dhe kjo krijoi probleme”, thotë zyrtarja.

Gjendja e refugjatëve në kufirin Maqedoni-Greqi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:06 0:00

Bill Frelick i organizatës Human Rights Watch e cilëson si një gjendje kaotike atë të kampit në Gjevgjeli, me një organizim të keq.

“Gra dhe fëmijë, të cilët alivanoseshin për shkak se nuk kishin mjaft ujë për të pirë, as hije, por qëndronin në vapë nën diell dhe pluhur”, thotë zoti Frelick. Ai thotë se njerëzit janë të frikësuar, nuk u tregojnë se ç’po ndodh, shkaktohen grindje sepse radhët nuk organizohen në mënyrë të përshtatshme.

“Pati një njësi speciale të policisë dhe përdorën shkopinj gome për të vënë në kontroll gjendjen”, thotë zonja Kraus e UNHCR-së.

Ajo lë të kuptohet se megjithatë gjendja në anën greke të kufirit, në Idomeni mbrëmë ka qenë e qetë dhe vetëm rreth treqind persona kishin mbetur të presin.

Ndërkohë, Organizatat humanitare vendëse, ankohen se autoritetet po pengojnë punën dhe ndihmat e tyre.

Jasmin Rexhepi i OJQ Legis, ka sjellur dy mijë paketa me ushqim, por thotë se kishte më tepër refugjatë...

“Qeveria nuk ndihmon, nuk ndanë ushqime, madje këtu mungon uji teknik”, thotë ai, ndërsa flet për probleme adminitrative që paraqiten nga autoritetet dhe për pengimin e vullnetarëve të shoqërisë civile:

“Përgjëgjësi i qendrës na tha që ta dërgonim në spital një grua plakë të sëmurë dhe policia ndaloi vullnetarët tanë, i dërgoi në stacion ku i mbajti për dy orë, edhepse policia e di që ne bëjmë një punë ligjore”, thotë zoti Rexhepi.

Bill Frelick i Human Rights Watch e vlerëson si një situatë ku njerëzit detyrohen të vuajnë pa pasur nevojë. “Ata kanë kaluar nëpër një situatë të vështirë, shumë nga ta janë ankuar për kushtet që kanë përjetuar në Greqi dhe tash në Maqedoni gjërat janë po aq të këqija”, thotë ai.

Walidi, 12 vjeç nga Siria, thotë se gjatë pritjes së trenit policia shtyn njerëzit. “Nuk ka mjaft vende në trena”, thotë ai.

Ky njeri dëshiron të gjejë paqe në Gjermani. “Jemi lodhur nga luftërat”, thotë ai.

Islam Said është larguar nga Libia. Ai thotë se tash është një njeri pa shtet dhe pa shumë shpresë. Dëshiron të shkojë në Amerikë.

Ai mendon se Amerika është një shtëpi e dytë për secilin.

XS
SM
MD
LG