Lidhje

Mijëra sirianë protestojnë për të tretën ditë në jug të vendit


Mijëra sirianë protestojnë për të tretën ditë në jug të vendit
Mijëra sirianë protestojnë për të tretën ditë në jug të vendit

Mijëra sirianë protestuan për të tretën ditë në një qytet në jug të vendit, ku forcat e sigurisë vranë të paktën katër protestues të premten.

Dëshmitarët në qytetin Derá thonë se demonstruesit po bëjnë thirrje që t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme. Ata janë të zemëruar edhe me arrestimet dhe po kërkojnë largimin e zyrtarëve përgjegjës nga qeveria.

Veprimtarët në vendngjarje thanë se forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe shtinë me plumba gome në ajër të për të shpërndarë protestuesit.

Zyrtarët thanë se një delegacion qeveritar ndodhet në Dera për të shprehur ngushëllime për njerëzit e vrarë me armë zjarri nga forcat e rendit të premten.

Thuhet se qeveria ka premtuar edhe të lirojë disa nga nxënësit, arrestimi i të cilëve për shkrimin e parullave antiqeveritare në mure nxiti shkallëzimin e protestave.

Veprimtarët në Siri kanë kërkuar lirimin e të burgosurve politikë dhe liri më të mëdha nën qeverinë e Presidentit Bashar al-Asad.

XS
SM
MD
LG