Lidhje

Miliona sudanezë votojnë në referendumin e shumë-pritur për pavarësi


Miliona sudanezë votojnë në referendumin e shumë-pritur për pavarësi
Miliona sudanezë votojnë në referendumin e shumë-pritur për pavarësi

Miliona sudanezë nga Sudani i Jugut, dolën sot të entusiazmuar për të votuar në referendumin e shumë-pritur për pavarësi, që pritet të rezultojë në krijimin e një shteti ri në këtë rajon të shkatërruar nga lufta, i cili do të jetë shteti më i ri në Afrikë.

Mijëra sudanezë u radhitën gjatë natës për të qenë të parët për të hedhur voten e tyre në këtë referendum historik që do të zgjasë një javë dhe që do ta ndajë Sydanin në dy shtete të veçanta.

Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir votoi sot herët në mëngjes në kryeqytetin Juba. Zoti Kiir e cilësoi referendumin e pavarësisë si një moment historik për popullin e tij. Votimet u zhvilluan në përgjithësi me qetësi, megjithëse zyrtarët njoftuan për përleshje mes fiseve Miseria dhe Ngor Dinka në rajonin e debatueshëm me rezerva nafte, Abei. Sipas njoftimeve të para, në përleshje u vranë disa njerëz.

Rreth 4 milionë vetë janë regjistruar për të votuar për referendumin, i cili zhvillohet pas marrëveshjes së paqes të vitit 2005, që i dha fund luftës civile prej më tepër se dy dekadash, mes shumicës myslimane në veri dhe të krishterëve në jug të vendit. Rezultatet paraprake të votimeve pritet të dalin javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG