Lidhje

Sekuestrimi dhe fluturimet ushtarake demonstrative


Ekipet amerikane të fluturimeve ushtarake demonstrative, si "Thunderbirds" i Forcave Ajrore apo "Blue Angels" i Marinës, janë duke u përballur me vendime të vështira nën kuandrin e shkurtimeve të thella të shpenzimeve qeveritare. Forcat Ajrore do të anulojnë tërësisht shfaqet e tyre për avionët e grupit “Thunderbirds”, duke filluar nga 1 prilli, përfshirë edhe një vizitë të planifikuar në rajonin e Azi-Paqësorit.

Kjo është arsyeja e shfaqjeve të fluturimeve amerikane. Të gjithë sytë të drejtuar lart për të vlerësuar ushtrimet ushtarake të koordinuara.

Por këtë vit, rreth 15 milionë njerëzit që ndjekin shfaqjet e fluturimeve ushtarake në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit nuk do t’i shohin këto skuadra avionësh. Shkurtimet e detyrueshme buxhetore kanë lënë në tokë “Blue Angels” të marinës dhe “Thunderbirds” të Forcave Ajrore.

Këtë vit, për avionët “Thunderbirds” ishin planifikuar 60 shfaqje demonstrative për përvjetorin e 60-të të tyre, duke përfshirë disa në Korenë e Jugut, Tajlandë, Japoni dhe Filipine.
Por tani, pilotët vetëm mund praktikojnë disa manovra për shfaqjet e tyre finale, që po provoheshin, ndërsa ne biseduam me majorin Darrick Lee.

"Edhe tani ndërsa flasim, pilotët janë duke zhvilluar praktikat, para shkurtimeve të mëdha buxhetore."

Majori Lee thotë se ekipi i tij do të ndryshojë planet, duke u bërë vetëm “ambasadorë” lokalë, pranë bazës së tyre në Nevada. Pjesa tjetër e planeve për vitin 2013 është anuluar, si në Shtetet e Bashkuara edhe jashtë vendit.

"Për sa i përket aktiviteteve jashtë vendit, nuk kemi të bëjmë më me çështjen e rekrutimit, por bëhet fjalë për të forcuar marrëdhëniet me kontigjentin e Forcës Ajrore ekzistuese jashtë shtetit dhe me partnerët e tyre në rajon."

"Në faqen tonë të Facebook-ut shohim çdo ditë mesazhe me anë të të cilave na pyesin se kur do të shkojmë në një vend apo në një vend tjetër."


Togerja Katie Kelly thotë se skuadra “Blue Angels” e Marinës nuk do të kryejë asnjë aktivitet gjatë këtij muaji dhe se nuk kanë asnjë udhëzim për më tej. Por edhe nëse Kongresi miraton një buxhet, pilotëve u duhet të ri-ambjentohen me forcat gravitacionale të lartësive, gjatë manovrave të tyre demonstrative.

"Kjo është arsyeja që ne fluturojmë gjashtë ditë në javë, në mënyrë që pilotët të ruajnë aftësitë e tyre. Pra, në qoftë se ekipi nuk fluturon për një kohë të gjatë, kjo do të kërkonte trajnim për të siguruar që ata mund të vazhdojnë të kryejnë fluturimet në mënyrë të sigurtë."

Të dyja skuadrat, “Blue Angels” dhe “Thunderbirds” do të realizojnë dy shfaqje ajrore, përpara se shkurtimet buxhetore t'i detyrojnë të ulen larg vështrimit të simpatizantëve tyre.
XS
SM
MD
LG