Lidhje

Mimoza Kusari-Lila: shpresa ime, një Gjakovë dinamike


Interviste Mimoza Kusari-Lila
please wait

No media source currently available

0:00 0:14:18 0:00

Kriza politike vazhdon që prej rreth 6 muajsh në Kosovë dhe ajo ka shkaktuar mosfunksionimin në kushte normale të Parlamentit vendit dhe për rrjedhojë edhe një ngrirje të një sërë proceseve të zhvillimit në nivel kombëtar. Por sa ndjehet ky ngërç politik në nivel lokal dhe në jetën e përditshme të qytetarit të Kosovës? Kjo ishte tema e një bisede të drejtpërdrejtë në studio me kryetaren e Bashkisë së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Interviste Mimoza Kusari-Lila
please wait

No media source currently available

0:00 0:14:18 0:00

Zonja Kusari - Lila thotë se ajo që po ndodh aktualisht në Kosovë po e ngarkon jetën e qytetarëve dhe nuk paraqet një zgjidhje institucionale; edhe pse kriza është brenda Kuvendit, metodat dhe format që janë duke u përdorur nuk janë ato që do të sjellin zgjidhje. "Ndikimi i krizës po ndjehet tek jeta e qytetarit të Kosovës, si vonesat në vendimmarrje, mungesa e emërimeve për bordet e pavarura; ka një zhvendosje nga problemet aktuale që ekzistojnë, të gjitha këto janë duke penguar punën dhe rrjedhimisht vështirësojnë jetën e qytetarëve."- thotë ajo në intervistën për "Ditarin".

Komuna e Gjakovës tani përballet drejtpërdrejt me problemin aktual të vendimmarrjes, që lidhet me Agjencinë e Privatizimit, po ashtu funksionimi i Zonës së Lirë Ekonomike, pjesë e së cilës janë shpallur Gjakova, Mitrovica dhe Prizreni. Ngecja ndikon tek jeta e qytetarit, sepse çdo ditë e re është humbje për investimet, humbje e vëmendjes së politikës qendrore për situatën ku ndodhen qytetarët. "Ka një mungesë të perspektivës ekonomike, edhe pse përpjekjet nga komuna kanë qenë maksimale. Por shpresa për një komunë dinamike është atje dhe është në rrugë të drejtë", - thotë Kryetarja e Komunës së Gjakovës.

Zonja Kusari-Lila është e vetmja grua në Kosovë që është zgjedhur Kryetare Komune. Ajo thotë se të qënit kryetare komune konsiderohet një post i vështirë dhe se ajo ndjen përgjegjësi për ta realizuar me sukses këtë detyrë, që qytetarët të mos hezitojnë të votojnë edhe për gra të tjera në të ardhmen. Komuna e drejtuar prej saj, Gjakova, është shpallur komuna më transparente e Kosovës vitin e kaluar.

Kur flet për korrupsionin, Kryetarja e Komunës së Gjakovës thotë se mungon vullneti politik dhe udhëheqja me shembull konkret. "Është lehtë të flitet, por shumë vështirë të veprohet nga politikëbërësit",- thotë ajo.

Sipas zonjës Kusari-Lila, Partia “Aleanca Kosova e Re”, ku ajo bën pjesë, ka patur një krizë identiteti, sidomos vitin e kaluar, kur nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor për t’u përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës. Ajo thotë se ka paraqitur propozimet e saj për daljen nga kriza, por shton se ajo vetë nuk e ka vendosur se cila do të jetë në të ardhmen përkatësia e saj në raport me partitë politikë. “Vëmendja dhe fokusi im janë zhvillimet në Gjakovë”, - thotë ajo.

Zonja Kusari-Lila ka ardhur në Shtetet e Bashkuara me ftesë të Institutit Demokratik, NDI, bordi i të cilit udhëhiqet nga ish Sekretarja e Shtetit, Madeline Albright. Ajo do të flasë në konferencën mbi përpjekjet për të ndalur dhunën ndaj gruas në politikë, që mbahet më 17 mars në Nju Jork. Zonja Kusari-Lila thotë se në Washingotn DC, ajo do të ketë një takim me Kryetaren e Bashkisë së qytetit të Aleksandrisë, me synimin për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe shkëmbimin e përvojave mes Aleksandrisë dhe Komunës së Gjakovës. Ajo thotë se me këtë rast ajo do të promovojë turizmin në Gjakovë.

XS
SM
MD
LG