Lidhje

Tjetër kallzim ndaj ish ministrit Imami


Në Shqipëri ministria e Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër kallzim ndaj ish ministrit Arben Imami për “shpërdorim të detyrës”, “shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Bëhet fjalë për disa tendera të zhvilluar në shkelje të ligjit sipas ministrisë duke shkaktuar një dëm prej afër 1.5 milion dollarë. Zoti Imami reagoi sërish duke u shprehur se të gjitha procedurat janë kryer konform rregullave dhe se e konsideronte edhe këtë kallzim si një sulm personal ndaj tij

Përsëri tenderat dhe procedurat e ndjekura për zhvillimin e tyre janë në qendër të denoncimit të dytë të bërë nga ministria e Mbrotjes ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Këtë herë kontrollet e ushtruara në uzinën ushtarake të Mjekësit kanë zbuluar parregullsi, sipas minisrisë së Mbrotjes, në të paktën 5 raste garash për shitje të skrapit, ku të gjitha procedurat, përfshirë dhe urdhërin e zotit Imami, pretendohet se janë bërë brenda një dite dhe në shkelje të ligjit, sipas kallzimit të bërë në Prokurori, pasi theksohet se Uzina ushtarake përpunon materialet por nuk i shet ato.

Një tjetër rast ka të bëjë me shitjen e një sasie prej 500 ton tritol, i blerë nga një kompani bullgare përmes një shoqërie shqiptare me të cilën kontrata është lidhur përpara se ajo të merrte autorizimin për eksport, ndërkohë që ka dyshime edhe për cmimin e shitjes, prej 450 dollarë toni, ndërkohë që firma shqiptare, e cila duket se ka bërë thjesht rolin e ndërmjetësit, e ka shitur menjere me pas me 600 dollarë. Ndërkohë sërish konsiderohet shkelje fakti i shitjes përmes Uzinës, ndërkohë që veprimtaria e shitblerjes së armatimeve bëhet përmes ndërmarrjes shtetëore Meico e cila në këtë rast sipas kallzimit është anashkaluar. Ish ministri akuzohet edhe për disa raste të tjera që lidhen po me Uzinën e Mjekësit.

Zoti Imami reagoi menjëherë duke u shprehur se e gjitha sipas tij ishte një flluskë sapuni: “Ajo që është e sigurt është se edhe ky kallzim nuk ka asnjë kuptim për shkak se ndërmarrja e Mjekësit ka qenë e licensuar dhe ka mundësi të kryejë veprimtai ekonomike
Sa i përket rolit të ministrit, ai as nuk shet dhe as nuk blen. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një sulm ndaj personit”, deklaroi zoti Imami.

Me të njejtat akuza ish ministri Imami është kallëzuar dhe në muajin dhjetor, për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet për reklama. Edhe në atë rast ai foli për një sulm të motivuar politikisht ndaj tij. Për këtë cështje prokuroria është ende në fazën e verifikimit të dokumentacionit dhe nuk ka vendosur ende nëse ka elementë për të cilët duhet të hapë ose jo një hetim.
XS
SM
MD
LG