Në Shqipëri shumica e djathtë në pushtet miratoi mbrëmë në parim buxhetin për vitin e ardhshëm i cili u kundërshtua me forcë nga opozita. Votimi u zhvillua pas mesnate pas një seance që zgjati afër 14 orë. Socialistët propozuan heqjen apo reduktimin e Tatimit mbi Vlerën e shtuar për bujqësine dhe disa nga artikujt bazë ushqimore. Por për shumicën një masë e tillë konsiderohet si propagandistike pasi nuk sjell domosdoshmërisht uljen e çmimeve. Për qeverinë buxheti garanton stabilitetin makroekonomik të vendit dhe rritje të rrogave e pensioneve. Por për opozitën, qeveria nuik po merr asnjë masë për të përballuar krizën ekonomike.
Miratohet në parim buxheti për vitin 2012
- Armand Mero
![Miratohet në parim buxheti për vitin 2012](https://gdb.voanews.com/4ebc4233-a4e5-4c42-9a8e-411b760a9234_w250_r1_s.jpg)