Lidhje

Miss Eco Universe në Egjipt


55 konkurrente nga e gjithë bota vizituan objektet e famshme turistike të Egjiptit, si pjesë e konkursit të dytë të bukurisë Miss Eco Universe, që ka si synim të nxisë turizmin ekologjik dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e burimeve natyrore.

Një nga elementet e konkursit është krijimi i një fustani të bërë tërësisht me materiale të riciklueshme.

Fituesja merr një çmim monetar prej 10,000 dollarësh dhe ka shansin të udhëtojë nëpër botë dhe të marrë pjesë në aktivitete që kanë si synim mbrojtjen e mjedisit. Një nga vizitat e tyre në Egjipt ishte tek Piramidat e Gizës. Konkurrentet morën gjithashtu pjesë në një prezantim në Bibliotekën e Aleksandrisë dhe shkuan në qytetin antik Luxor në Jug të vendit.

Finalja e konkursit mbahet më 15 prill.

XS
SM
MD
LG