Lidhje

Mizuri, policia vret një afrikano-amerikan të armatosur


Policia në shtetin e Mizurit thotë se një oficer i saj vrau sot në mëngjes me armë zjarri një afrikano-amerikan të armatosur.

Një zëdhënës i departamentit të policisë në Berkeley, një periferi e Saint Louis-it, thotë se polici u konfrontua me dy persona gjatë një kontrolli të zakonshëm në një pikë karburanti. Sipas zëdhënësit, njëri nga personat i drejtoi armën policit, duke bërë që oficeri të hapte zjarr. Personi i dytë u largua nga vendi i ngjarjes.

Disa dhjetra banorë u grumbulluan dhe u konfrontuan me policinë. Në drejtim të njerëzve u hodhën të paktën dy objekte që lëshonin tym, njëri prej të cilëve shpërtheu.

Sipas një gazete lokale, personi i vrarë quhej Antonio Martin dhe ishte 18 vjeç.

XS
SM
MD
LG