Në Kosovë, partitë politike kanë vazhduar edhe sot debatet e brendshme rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, që pritet të hidhet nesër në Parlamentin e Kosovës.
Nëse mocioni siguron 61 vota atëherë merr fund qeveria e pakicës nga e cila u tërhoq Lidhja Demokratike e Kosovës. Miratimi i mocionit mund të çojë në shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat mund të mbahen nga mesi i muajit dhjetor.