Lidhje

Kosovë, përpjekje për të ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi


Parlamenti i Kosovës ende nuk ka vendosur një datë për mbajtjen e seancës për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, pas shtyrjes së seancës së paralajmëruar për ditën e djeshme. Shtyrja ishte pasojë e faktit që ende nuk janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes. Miratimi i saj, kërkon dy të tretat e votave të parlamentit 120 vendesh. Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar që nuk do ta votojë marrëveshjen ndërsa lista serbe ende nuk ka marr qëndrim për një gjë të tillë.

Marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:04 0:00

Javën e kaluar, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi Filip Vujanoviç janë pajtuar që të punojnë për të mundësuar ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit duke përfshirë edhe mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar më marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015.

Qeveria e Kosovës tashmë ka votuar dokumentin që do të jetë pjesë shtesë e marrëveshjes për kufirin. Kryeministri Ramush Haradinaj tha të hënën se po punohet që marrëveshja të votohet në parlament.

“Për mua kjo marrëveshje dhe ligji për ratifikimin që do t’i kaloj parlamentit duhet të jenë një dokument dhe duhet të votohen së bashku. Do t’i marrim të gjitha procedurat dhe përgatitjet, kemi humbur gati tri vjet, nëse shkon edhe një javë por duhet të kemi kujdes në përgatitje të seancës dhe nuk ka kthim prapa, kemi hyrë në drejtim të mirë dhe jemi në proces dhe mund të marr ndonjë ditë”, tha ai.

Ai bëri thirrje që marrëveshja të përkrahet nga deputetët.

“Është mirë të pranohet se ka një gjendje të konsiderueshme të re dhe në të kë diçka të re dhe do të ishte mirë që deputetët veç e veç dhe nuk po themë që lëvizja Vetëvendosje si subjekt, por deputetët veç e veç ta kuptojnë se pikërisht ajo rezistencë ajo opozitë dhe qëndrim i tyre e ka pruar punën që të kemi sot të të specizuar korrektimin drejt Çakorrit dhe Kullës pra është kontributi i Vetëvendosjes, i të gjithëve që kanë bërë kundërshtime i komunitetit dhe të gjithë tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Marrëveshja e nënshkruar në fund të gushtit të vitit 2015 është ratifikuar nga parlamenti i Malit të Zi, por nuk është ratifikuar nga Kosova për shkak të mospajtimeve që çuan edhe në skena të dhunshme në parlament dhe jashtë tij. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Mos ratifikimi i kësaj marrëveshjeje që është kusht për liberalizimin e vizave ka bërë që qytetarët e Kosovës ende të presin në radhë për viza para ambasadave evropiane.

XS
SM
MD
LG