Lidhje

I hiqet imuniteti shefit të opozitës malazeze


Parlamenti malazez votoi të mërkurën për heqjen e imunitetit të dy deputetëve të opozitës, përfshirë edhe shefin e saj, për t'i hapur rrugë marrjes së tyre në pyetje nga prokurori publik në kuadër të hetimeve mbi një përbetim për rrëzimin e qeverisë.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar, autoritetet arrestuan 20 persona për planifikim të një sulmi të armatosur mbi institucionet dhe vrasjen e ish kryeministrit Milo Gjukanoviç.

Prokurorët thanë se përpjekja për grusht shteti ishte mbështetur nga nacionalistët rusë.

Dyzetedy deputetë të koalicionit qeverisës në parlamentin prej 82 vendesh votuan për heqjen e imunitetit të kryetarit të Frontit Demokratik Andrija Mandiç dhe aleatit të tij Milan Knezevic, pas kërkesës së prokurorit publik të Malit të Zi.

Të 39 deputetët e opozitës kanë bojkotuar parlamentin për shkak ta arrestimeve të tetorit.

Analistët thonë se Mali i Zi, që shpalli pavarësinë në vitin 2006 po përballet me krizën më të thellë që nga ajo kohë.

Rreth 100 mbështetës të opozitës u mblodhën të mërkurën për të kundërshtuar votimin.

Të dy deputetët janë mbështetës të ruajtjes së lidhjeve me Rusinë dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

XS
SM
MD
LG