Lidhje

Moody ul vlerësimin për dy banka franceze


Moody ul vlerësimin për dy banka franceze
Moody ul vlerësimin për dy banka franceze

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody, e ka ulur vlerësimin për dy banka franceze dhe paralajmëroi një të tretë. Kompania Moody e uli vlerësimin për bankat Societe Generale dhe Credit Agricole, për shkak të pasojave që mund të kenë këto dy banka në se Greqia nuk arrin të paguajë borxhet.

Edhe banka tjetër, BNP Paribas po ndiqet me kujdes, ndërsa rrezikon që edhe niveli i vlerësimit të saj të ulet. Kompania Moody tha se ulja e nivelit të vvlerësimit për Bankën Credit Agricole lidhet me ekspozimin e saj të drejtpërdrejtë ndaj borxhit grek. Të trija bankat franceze u paralajmëruan në qershor se ulja e nivelit të vlerësimit të tyre mund të ndodhte, si rezultat i lidhjeve të tyre me ekonominë greke në krizë.

XS
SM
MD
LG