Lidhje

Moody vazhdon rishikimin e kreditimit për vendet evropiane


Moody vazhdon rishikimin e kreditimit për vendet evropiane
Moody vazhdon rishikimin e kreditimit për vendet evropiane

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody tha sot se po vazhdon rishikimin e aftësisë së kreditimit për vendet evropiane, për shkak të “mungesës së vazhdueshme të masave vendimtare të politikave” për problemet ekonomike dhe ato të borxheve në takimin e javës së kaluar të udhëheqësve evropianë.

Agjencia tha se Eurozona dhe më gjerë, i gjithë Bashkimi Evropian, rrezikohen nga tronditje të tjera ekonomike dhe se bashkimi i vendeve që përdorim monedhë të njëjtë vazhdon të jetë i rrezikuar.

Të premten, 17 vendet e Eurozonës dhe një numër vendesh anëtare të BE-së që nuk përdorin Euron, ranë dakord mbi një plan që kërkon mbikqyrje më të madhe qendrore të buxheteve të vendeve të ndryshme, në përpjekjet për të parandaluar borxhet e mëdha që shkaktuan krizën ekonomike në Evropë, si dhe shqetësime për ekonominë globale. Britania e kundërshtoi planin dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e tij.

Agjencia Moody tha se takimi javës së kaluar tregoi se udhëheqësit evropianë janë të ndërgjegjshëm se duhet të mbështesin ekonomitë më të dobëta të Bashkimit dhe të kontrollojnë buxhetet dhe borxhet e tyre, por plani i së premtes “ofron fare pak masa të reja” dhe se ai përsërit ide të mëparshme të cilat nuk janë zbatuar.

XS
SM
MD
LG