Lidhje

Zjarr në një uzinë në Moskë, 17 viktima


Në Moskë, një zjarr që ra në një shtypshkronjë shkaktoi 17 viktima, të gjithë punonjës imigrantë nga Kirgistani. Një përfaqësues i komunitetit kirkiz në Rusi tha se të gjitha viktimat ishin gra të reja, që ishin duke veshur rrobat e punës. Në mesin e tyre ishte edhe një vajzë 16-vjeçare.

Ministria e Jashtme e Kirgistanit tha se 14 nga viktimat ishin shtetase kirkize.

Autoritetet ruse konfirmuan se viktimat ishin nga Kirgistani, ish republikë ruse në Azinë Qendrore dhe mendohet se ndodheshin në Rusi me viza pune. Ata thanë se mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një llampë difektoze në katin e parë të magazinës së uzinës dhe se më pas zjarri u përhap me shpejtësi në dhomën e veshjes.

Zyrtarët kanë filluar një hetim për të përcaktuar në se zjarri kishte ndodhur në saje të neglizhencës, apo ishte i qëllimshëm.

Në Rusi ka patur disa herë raste zjarri, për të cilat janë fajësuar mungesa e masave të nevojshme të sigurisë në punë. Në janar 12 punonjëse të një fabrike veshjesh humbën jetën nga zjarri që ra në vendin ku ato punonin.

XS
SM
MD
LG