Lidhje

Moska paralajmëron Uashingtonin


Moska i kërkoi Uashingtonit të mos e botojë listën me emrat e zyrtarëve rusë, të cilët përballen me sanksione, nën akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut

Moska paralajmëroi Uashingtonin të mos e botojë listën me emrat e zyrtarëve rusë, të cilët përballen me sanksione, nën akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin tha sot se publikimi i listës do t’i tensiononte marrëdhëniet mes të dy vendeve.

Lista, që pritet të publikohet sot, autorizohet nga Akti Magnitsky, një ligj i miratuar nga Kongresi amerikan dhe që mban emrin e avokatit rus Sergei Magnitsky, i cili u arrestua në vitin 2008 nga autoritetet ruse nën akuzat për mospagim taksash, pasi kishte ekspozuar një skemë korrupsioni të zyrtarëve rusë. Ai vdiq një vit më pas në burg, pasi ishte toruturuar dhe nuk i ishte dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.

Në listën në fjalë nuk përfshihen vetëm zyrtarët që mendohet se kanë qënë të përfshirë në rastin Magnitski, por edhe ata që kanë mbështetur Kremlinin në shtypjen e të drejtave politike për rusët.
XS
SM
MD
LG