Lidhje

Ndalet përkohësisht beteja për Mosulin


Qeveria irakiane njoftoi sot se do të ndalte përkohësisht betejën për të rimarrë kontrollin e Mosulit nga xhihadistët e Shtetit Islamik pasi dolën njoftimet për një numër të madh viktimash civile, tha një zëdhënës i forcave të sigurisë.

Ndërprerja e luftimeve u njoftua ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po kryen një hetim në goditjet e koalicionin, që disa njoftime thonë se shkaktuan së fundmi vdekjen e mbi 100 civilëve në një lagje të Mosulit.

Koalicioni thotë në një deklaratë se ka “filluar një vlerësim për njoftimin për numrin e viktimave civile”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se avionët e koalicionit bëjnë goditje here pas here ndaj objektivave të ISIS-it në atë zonë, dhe koalicioni bën të gjitha përpjekjet për të shmangur dëmin ndaj civilëve.

XS
SM
MD
LG