Lidhje

Nënë Tereza sot shpallet e shenjtë


Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza nga e diela do te shndërrohet në Shën Tereza.

Ajo shenjtërohet sot nga Papa Françesku në Vatikan. Në ceremonitë e shenjtërimit po marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Nënë Tereza sot shpallet e shenjtë
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:51 0:00

Për arsye të rrënjëve të saj, Nënë Teresa bën krenarë shumë shqiptarë, të cilët pritet të marrin pjesë masive në ceremonitë e Vatikanit. Por cila ishte Nënë Tereza dhe përse bota po i kushton asaj kaq shumë vëmendje?

Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t’u bërë shenjtore.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.

Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.

Prifti kanadez Brian Kolodiejçuk, kryesoi përpjekjet që Nënë Tereza të bëhej shenjtore.

Ai thotë se shenjtërimi i Nënë Terezës është njohja e faktit se ajo jo vetëm që e zhyti veten në varfërinë materiale të të varfërve, por edhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur.

Procesi i shenjtërimit të Nënë Terezës u përshpejtua vetëm një vit pas vdekjes së saj.

Marco Politi, është korrespondent i Vatikanit për gazetën "Il fatto Quotidiano":

"Mendoj se kjo ka rëndësi jo vetëm për besimtarët, por edhe për jo-besimtarët, sepse në ditët e sotme është bëtë tepër e vështirë të thuhet se si duhet përshkruar Zoti, ç’është Zoti dhe cila është marrëdhënia midis tij dhe njerëzve."

Në vitin 1950, Nënë Tereza themeloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë, që sot ka 130 shtëpi në të gjithë botën.

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj me të varfrit dhe të sëmurët e Kalkutës, punë që vazhdoi edhe pasi ajo vetë u sëmur. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeçare.

Në atë kohë, urdhri i saj kishte rreth 4,000 murgesha dhe administronte rreth 600 jetimore, mensa, strehimore dhe klinika.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup në një familje me prejardhje nga Prizreni.

Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës
Ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës

Rrugëtimi i saj filloi më 1928 kur në kishën e Letnicës në Kosovë, vendosi të bëhet murgeshë dhe një vit me vonë u dorëzua murgeshë në urdhërin e Loretos në Irlandë, prej nga ishte dërguar në Indi.

XS
SM
MD
LG