Lidhje

Moti i ftohtë me ngrica pushton Evropën


Moti i ftohtë me ngrica pushton Evropën
Moti i ftohtë me ngrica pushton Evropën

U duk se dimri këtë vit ishte më i butë se zakonisht, por nuk ndodhi kështu. Ulja e menjëhershme e temperaturave i ka gjetur shumë njerëz të papërgatitur.

Moti i ftohtë me ngrica ka shkaktuar 14 të vdekur në Evropën Lindore, ndërsa temperaturat vazhdojnë të bien. Policia në Poloni tha sot se të paktën persona 10 vdiqën nga ngrica, në temperaturat minus 26 gradë celsius.

Deri tani temperaturat kanë qenë më të larta, mbi zero, gjë e pazakonshme për stinën. Në Serbinë Qendrore 3 vetë vdiqën gjatë fundjavës, për shkak të ekspozimit ndaj motit të ftohtë. Ndërsa në Bullgari të paktën një person ngriu për vdekje.

Sofja ka deklaruar kodin portokalli për motin ekstrem në pjesën më të madhe të vendit dhe të paktën dy qytete të Bullgarisë kanë shënuar temperatura rekord nën zero.

XS
SM
MD
LG