Lidhje

Presidenti Mubarak nuk do të kandidohet në zgjedhjet e reja


Presidenti Mubarak nuk do të kandidohet në zgjedhjet e reja
Presidenti Mubarak nuk do të kandidohet në zgjedhjet e reja

Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, njoftoi fundin e sundimit të tij gati 30 vjeçar, duke i thenë vendit se ai nuk do të kërkojë edhe një mandat tjetër në zyrë.

Zoti Mubarak tha gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror se ai tërë jetën e kishte kaluar në shërbim të Egjiptit dhe popullit egjiptian. Ai nuk la të kuptohej nëse kishte në plan të jepte menjëherë dorëheqje dhe të largohej nga vendi. Por ai tha se do të punojë gjatë pjesës së mbetur të madatit për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për “një kalim paqësor të pushtetit”.

Njoftimi paraprakisht i regjistruar i udhëheqësit egjiptian shkatoi zemërim në mesin e qindra mijëra egjiptianëve që kishin dalë në rrugë anembanë vendit për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit.

Në Kajro, turma e njerëzve të mbledhur në sheshin Tahrir, pika qendrore e protestave paqësore, thërriste “Largohu, largohu.” Ata brohorisnin, “Ne nuk do të shkojmë deri sa ai të largohet”.

Telvizioni Al-Xhazira njoftoi se menjëherë pas fjalimit të zotit Mubarak, shpërthyen përleshjet midis protestuesve dhe përkrahësve të qeverisë në qytetin port të Aleksandrisë në veri të vendit. U njoftua për të shtëna por jo për viktima.

Veprimtari i opozitës, Mohamed ElBaradei, i tha rrjetit televiziv amerikan, CNN, se vendimi i zotit Mubarak për të qëndruar në pushtet do të zgjasë “agoninë” e Egjiptit deri në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në shtator. Ai e quajti këtë “veprim mashtrues” nga një njeri që “nuk do të lëshojë pe”.

XS
SM
MD
LG