Lidhje

Munter: Lidhjet e qeverisë pakistaneze me rrjetin Hakani duhen zhdukur


Munter: Lidhjet e qeverisë pakistaneze me rrjetin Hakani duhen zhdukur
Munter: Lidhjet e qeverisë pakistaneze me rrjetin Hakani duhen zhdukur

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni ka dokumentacione që tregojnë lidhje mes qeverisë pakistaneze dhe një grupi militant që fajësohet për një seri sulmesh në Afganistan.

Ambasadori amerikan në Pakistan Cameron Munter i tha Radio Pakistanit se duken qartë lidhjet mes Islamabadit dhe rrjetit Hakani. Ambasadori tha gjithashtu se këto lidhje duhen zhdukur.

Shtetet e Bashkuara kanë dyshuar se agjencia pakistaneze e zbulimit ka lidhje me rrjetin Hakani dhe grupe të tjera militante në Afganistan por rrallë e ka thënë këtë publikisht.

Shtetet e Bashkuara dhe Natoja e kanë fajësuar rrjetin Hakani për sulmet ndaj trupave amerikane dhe të natos, përfshi atë të 13 shtatorit kundër ambasadës amerikane në Kabul.

XS
SM
MD
LG