Në Shqipëri, murgesha 89 vjeçare Maria Kaleta është ndër të paktët dëshmitarë të gjallë të vuajtjeve dhe persekutimit të regjimit komunist ndaj fesë dhe klerit. Për vuajtjet dhe sakrificat e saj, motër Maria u nderua para pak ditësh, me një dekoratë të lartë nga Papa Françesku. Murgesha Maria Kaleta dhe dom Ernest Troshani u takuan me Papa Françeskun gjatë vizitës që Ati i Shenjtë bëri në Shqipëri në shtator të vitit 2014. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në famullinë e Pistullit, ku bisedoi me motër Marian.
Facebook Forum