Lidhje

Grupi “The Blind Boys of Alabama”


Po i afrohemi përvjetorit të shtatëdhjetë të shfaqjes së parë të një prej grupeve më të njohura të muzikës “gospel” të njohur me emrin The Blind Boys of Alabama – Djemtë e Verbër të Alabamës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Richard Paul ka përgatitur kronikën rreth karrierës së tyre.

Edhe pse ai është në mesin e të tetëdhjetave tashmë, Clarence Fountain, mbijetuesi i vetëm nga anëtarët origjinalë të grupit Blind Boys of Alabama, ende e kujton qartë herën e parë kur grupi këndoi në publik.
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:39 0:00
Direct link

“Shumë vite më parë, mbase në ’45 ose ’46, një burrë në Nju Jork mbajti një konkurs dhe tha, do të kemi Blind Boys nga Alabama kundër Blind Boys nga Misisipi.”

Clarence dhe shokët e tij nga Instituti i Alabamës për të Verbërit humbën në atë konkurs. Por ata nuk lejuan që kjo t’i shkurajonte. Përkundrazi, ai thotë se ata filluan një turne dhe nuk u penduan për atë.

Tradita e të kënduarit në kuartet në Amerikë e ka zanafillën në vitet 1890. Në komunitetin afrikano-amerikan, kuartetet bazoheshin nëpër kisha, por mund t’i gjeje edhe në berberhane ose në vende pune. Në rastin e Blind Boys of Alabama, Clarence Fountain thotë se dëshira e tyre për të kënduar filloi kur dikush solli një radio në Institutin e të Verbërve. Fountain thotë se ata dëgjonin muzikë çdo ditë, dhe grupi i tyre i preferuar ishte një që këndonte muzikë ungjillore, i quajtur Golden Gate Quartet.

Ky grup njihej për një mënyrë të kënduari që nuk ishte bërë më parë, të quajtur “Jubilee.”

“Ashtu mësuam të këndojmë. Duke kënduar Jubilee – ja t’jua shpjegoj. Është e njëjta gjë si të kënduarit rep. I vetmi ndryshim është se kur këndon Jubilee, këndon rep sipas melodisë.”

Grupi The Blind Boys udhëtonin vend më vend për shfaqjet e tyre dhe fitonin mirë nga to, por shijet muzikore ndryshuan pas Luftës së Dytë Botërore.

“U përhap muzika rrok në vitet ’50 dhe ishte diçka e madhe.”

Ai thotë se pa shumë artistë të hiqnin dorë nga këngët ungjillore për muzikën rrok. Njerëz si Little Richard, Ray Charles dhe Sam Cooke.
Stilet muzikore të rrokut të hershëm dhe muzikës ungjillore ishin pak a shumë të njëjtë. Por përmbajtja ishte diçka tjetër.

“Ne flisnim rreth Jezusit dhe ata këndonin për femrat dhe dashurinë për to. Por nuk ka ndryshim mes muzikës ungjillore ose rrokut.”

The Boys Blind e dinin se ata mund të bënin shumë më shumë para nëse do të kishsin hiqur dorë nga muzika ungjillore për rrokun, por ata vendosën kundër asaj.

Ata vazhduan me të njëjtin zhaner. Ishte një shans që ata morën, por 70 vite më vonë dhe pas fitimit të 5 çmimeve Grammy, Fountain thotë se ia vlente.
XS
SM
MD
LG