Lidhje

Pesë këngët më të preferuara të kësaj jave


I erdhi radha tani pesë këngëve më të mira të javës, që janë në krye të renditjes së revistës Billboard për 100 më të preferuarat e muzikës pop, për javën që mbaron me 10 nëntor 2013. Renditja e kësaj jave nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e javës së kaluar. Drake dhe Majid Jordan qëndrojnë në vendin e pestë me “Hold On, We’re Going Home.”
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:06:59 0:00
Direct link

Drake dhe Majid Jordan duket sikur do të qëndrojnë përgjithmonë në vendin e pestë me “Hold On, We’re Going Home.” Emri i vërtetë i Drake është Aubrey Drake Graham; babai i tij Dennis i binte xhezit, dhe xhaxhai i tij Larry Graham ishte basist i grupeve Sly and the Family Stone, dhe pastaj Graham Central Station. Një xhaxha tjetër i tiji, Teenie Hodges, i binte kitarës me Al Green dhe artistë të tjerë të mëdhenj të muzikës soul.

Fundjavën e kaluar, Avicii interpretoi në ceremoninë e parë, të përvjetshme të Çmimeve Muzikore të YouTube. Kush i fitoi çmime? Do t’ju tregoj pas këngës së tij “Wake Me Up,” e cila qëndron në vendin e katërt.

Avicii kalon një tjetër javë në vendin e katërt me “Wake Me Up!” Të dielën e kaluar, u mbajt ceremonia përuruese e Çmimeve Muzikore të YouTube në qytetin e Nju Jorkut. Avicii interpretoi me Lady Gagan për këngën e saj “Dope,” por asnjëri nga ata nuk fitoi çmim. Grupi i vajzave koreane të muzikës pop Girls Generation fituan çmimin e Videos së Vitit me “I Got a Boy.”

Miley Cyrus ka fituar disa shikime në YouTube për videoklipin e këngës së saj “Wrecking Ball” – egzaktësisht rreth 289 milion shikime të numëruara deri më sot. Këtu në renditje, ajo qëndron në vendin e tretë.

Miley Cyrus nuk lëviz nga vendi i tretë me “Wrecking Ball”. Edhe Katy Perry qëndron në të njëjtin vend si ai i një jave më parë, në vendin e dytë me “Roar,” por ky është problemi më i vogël për të. Përse e ka shpallur të rrezikshëm albumin e saj Australia? Shpjegimi pas këngës.

Përsëri në vendin e dytë është Katy Perry. Zyrtarët në Australi thonë se versioni i albumit të saj Prism që përfshin më shumë këngë paraqet rreziqe të mundshme mjedisore. Albumi vjen me një paketë të vogël fara bimësh. Australia është e kujdesshme në lejimin e hyrjes së bimëve të huaja në vend, dhe oficerët e sigurisë po kontrollojnë kopjet e albumit të importuara nga jashtë.

Kohët e fundit, Lorde refuzoi një ofertë bashkëpunimi nga një prodhues të lartë të muzikës pop. Kush është i pafati ? Do t’ju tregoj pas këngës së saj “Royals,” që zën vendin e parë për të pestën javë rradhazi.

Lorde është kampionia e renditjes javën e pestë rradhazi me “Royals.” Adoleshentja nga Zelanda e Re refuzoi një ofertë për të bashkëpunuar në albumin e ri të David Guettas - ajo madje e quajti producentin francez “të neveritshëm.” Lorde mbushi 17 vjeç me 7 nëntor. Na ndiqni javën e ardhshme për renditjen e radhës të revistës Billboard.
XS
SM
MD
LG