Lidhje

Mustafa: Qeveria dhe sfidat më të mprehta


Mustafa: Sfidat e qeverise
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:50 0:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha sot se qeveria e tij do të punojë për zgjidhjen e problemeve të mprehta që ndodhen para Kosovës, përfshirë edhe ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Ai i vlerësoi të pamatura deklarata e njërit nga ministrat e tij nga radhët e komunitetit serb i cili i quajti egërsira protestuesit që nuk kishin lejuar një grup serbësh të vizitojnë një kishë në Gjakovë, por nuk mbështeti as thirrjet për shkarkimin e tij.

Mustafa: Sfidat e qeverise
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:50 0:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të premten se qeveria e tij do të punojë me Beogradin dhe përfaqësuesit e komunitetit serb për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për gazetarë në të cilën foli edhe mbi reagimet që nxiti ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e tij, Aleksandar Jablanoviç, i cili i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan ditë më parë një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të atij qyteti.

Ministri Jablanoviç ka deklaruar se komentet e tij nuk ishin drejtuar ndaj familjarëve të personave të zhdukur, por me gjithë këtë, ndaj tij janë organizuar protesta me kërkesat për dorëheqje për shkak të siç thuhet fyerjes së familjarëve të të zhdukurve.

Kryeministri Mustafa i cilësoi të pamatura komentet e ministrit të tij, ndërsa nënvizoi se anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të merren me punën dhe përgjegjësitë e tyre të përditshme, dhe jo me agjenda politike.

Po ashtu ai bëri thirrje që të pushojnë protestat të cilat janë mbajtur edhe sot para ministrisë për kthim. Policia tha se ka arrestuar disa persona gjatë protestës së sotme.

Kryeministri Mustafa tha se fushatat nuk shfaqin respekt ndaj familjarëve të të zhdukurve.

Respekti është që ne të krijojmë kushte që të pagjeturit të kthehen ose të kthehen së paku eshtrat e të pagjeturve. Respekti është që ne të punojmë me qeverinë e Serbisë dhe me serbët, që ata të na ndihmojnë në këtë proces dhe unë nuk e shoh kundërshtimin edhe të këtyre njerëzve që i kemi në qeveri që ata nuk do ta bëjnë këtë punë. Unë mendoj se këtë proces nuk mund të zhvillojmë kështu, përmes protestave përmes fushatës, por duhet ta zhvillojmë përmes bashkëpunimit dhe qetësisë”.

Ai tha se çështja do të diskutohet edhe në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që pritet të rifillojnë më 9 shkurt në Bruksel.

Ndërkohë, zyrtarët e Beogradit thanë se procesi i bisedimeve mund të pësojë një goditje për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të miratuar projektligjin që i ndërron pronësinë kompleksit të minierave “Trepça”. Deri tash ky kompleks administrohej nga Agjencia e Privatizimit, por Qeveria e Kosovës vendosi që të hartojë një projektligj për ta shndërruar atë në ndërmarrje publike, pasi që Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që “Trepça” të hyjë në procesin e likuidimit nga data dy shkurt. Të hënën pritet që parlamenti i Kosovës të miratojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për këtë çështje që sipas autoriteteve do ta shpëtojë kompleksin nga falimentimi.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi me zemërim duke nënvizuar se kjo do të ishte “goditje serioze për bisedimet e Brukselit”. Serbia pretendon pronësi mbi këtë kompleks. Por, kryeministri Mustafa tha se pronarët janë të qartë.

Këto vendime kurrsesi nuk duhet të ndikojnë në procesin e dialogut edhe në marrëdhëniet që ne dëshirojmë t'i konsolidojmë me Serbinë sepse është një organizatë që është në territorin e Republikës së Kosovës, që janë pasuri të Republikës së Kosovës dhe ne do të mundohemi që këto pasuri t'i shfrytëzojmë në interes të të gjithë qytetarëve”.

Ai tha se Kosova është shtet i pavarur që u takon qytetarëve që jetojnë në të, duke ju përgjigjur komenteve të kryeministrit të Serbisë, i cili dy ditë më parë gjatë një vizitë në Kosovë, nxiti reagime me deklaratat se Kosova është djep i Serbisë.

Toka i takon atij që e shfrytëzon. Ai që merr leje për të hyrë në këtë tokë, nuk mund t'i shpall këto toka se janë tokat e tij. Kryeministri i Serbisë ka hyrë në Kosovë me leje të autoriteteve të Republikës së Kosovës, kurrkush nuk kërkon leje për të hyrë në tokën e vet. Por, ka kërkuar leje të hyjë këtu, sepse ky vend i takon Republikës së Kosovës, ky vend është shpallur si vend sovran dhe i pavarur”.

Kryeministri Mustafa mori këtë post më 9 dhjetor, pas një bllokade të gjatë politike që vuri vendin në një situatë të pazakonshme. I kritikuar ashpër nga opozita, ai është vënë edhe nën trysninë për rritje pagash në sektorin publik, një kërkesë që ai sot e cilësoi të pamundur për t’u plotësuar meqë buxheti i Kosovës nuk e përballon dot.

XS
SM
MD
LG