Lidhje

Një dhuratë shumë bujare për Muzeun Metropolitan


Leonard Lauder, trashëgimtar i një kompanie të njohur kozmetike dhe koleksionist arti, do t’i dhurojë Muzeut të famshëm Metropolitan të Artit në Nju Jork, vepra të artit kubist me vlerë 1 miliard dollarë.

Ndër veprat që do të dhurohen përfshihen 78 punime nga Pablo Picasso, Geoges Braque, Jaun Gris dhe Fernand Leger.

Muzeu nxori një deklaratë për shtyp ku thuhet se koleksioni është i pashembullt për nga numri i kryeveprave dhe punimeve simbolike dhe me rëndësi kritike për zhvillimin e Kubizmit.

Lauder është trashëgimtar i kompanisë Estee Lauder. Koleksioni i tij me vepra arti konsiderohet si një ndër koleksionet më të rëndësishme të realizuara ndonjëherë.
XS
SM
MD
LG