Lidhje

Muzika bluz e artistit Boogaloo


Për më shumë se 30 vjet, trumpetisti James “Boogaloo” Bolden ka intepretuar me këngëtarin e famshëm të muzikës bluz dhe kitaristin BB King. Por kur ai nuk është në turne me “Mbretin e Bluzit”, BB Kingun, ai qëndron në qytetin e tij të lindjes, Hjustonin e shtetit Teksas, për të interpretuar me grupin e tij, muzika e të cilit po përhapet edhe në Meksikë.
Muzika bluz e artistit Boogaloo
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:35 0:00

James “Boogaloo” Bolden ka interpretuar me shumë artistë bluzi, si Duke Ellington dhe Lightnin’ Hopkins, por ai thotë se ka mësuar më shumë nga BB King-u.

Ai është si puna e mësuesit që të tregon çfarë duhet të bësh pa ta thënë me fjalë”.

BB King tani është 88 vjeç dhe ende jep koncerte. Por gjatë kohës së lirë, Bolden interpreton me grupin e vet.
Këngët e albumit të tij luhen në programe radioje të qytetit të Hjustonit.

“Është kënaqësia ime të prezantoj The James Boogaloo Bolden Blues Band – No News, Jus The Blues”.

“Nuk dihet se sa sukses do të ketë. Shpresoj që të ketë shumë, se siç e dimë, BB King po plaket dhe James ka krijuar këtë grup për t’u përgatitur për të pashmangshmen”.

Në grupin plot talent, një talent i shquar është saksofonistja dhe këngëtarja Evelyn Rubio, nga Mexico City, e cila e ka pasion muzikën bluz.

Ajo erdhi në seancën e regjistrimit të Boldenit me një sugjerim.

“Ajo erdhi në studio, ne gati kishim përfunduar, dhe tha ‘do të më pëlqente të luaja një këngë tjetër.’ Dhe thashë ‘dakord.’ Vendosëm të dëgjonim këngën e saj”.

Kënga, e titulluar “Border Town” është kompozim i një shokut të Rubios nga qyteti meksikan në kufi me Teksasin, Tijuana, por intepretimi i saj i jep nuancën e Rubios.

“I was born in a border town and I have been traveling around, singing the blues”.

“Kam qenë në disa vende, për të interpretuar muzikën bluz, duke u përpjekur t’ia dal mbanë. Kështu që, mendoj se është pjesë e imja”.

Ajo regjistroi gjithashtu versionin spanjisht të këngës për albumin, dhe shpreson se muzika bluz do të preferohet më shumë në Meksikë dhe vende të tjera.

“Respektoj historinë e zezakëve dhe zanafillën e bluzit. Por si një meksikane, dua t’ju them se nuk ka rëndësi ngjyra e lëkurës ose raca; çdokush ka histori bluzi në jetën e tyre”.

James Bolden ndihet i kënaqur se kjo muzikë po përhapet në botë.

“Mendoj se është diçka e mrekullueshme, sepse kështu mbahet e gjallë muzika bluz, me sa më shumë njerëz duke e interpretuar”.

James Bolden tani do t’i rikthehet turneve me BB Kingun dhe Evelyn Rubio po përgatit albumin e saj solo, me këngë në anglisht dhe spanjisht, i cili do të dalë në treg më vonë këtij viti.
XS
SM
MD
LG