Lidhje

Muzika rap e një amerikani mysliman


Muzikantë të rinj myslimanë, të cilët shkruajnë këngë me temën islamike, po fillojnë t’i drejtohen një publiku më të gjerë në Shtetet e Bashkuara. Mo Sabri, i cili jeton në Tennessee, është njëri prej tyre. Sabri, që e mori frymëzimin nga një artist hebre orthodox i muzikës reggae, shkroi një këngë për Jezusin që ka fituar popullaritet të madh. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jerome Socolovsky ndoqi një koncert të kohëve të fundit që Sabri dha në Washington.

Kjo është një këngë që Mo Sabri ja ka kushtuar Mekës, në një zhanër jo të njohur për të dhënë mesazhe fetare.

“Në radio dëgjojmë shumë këngë që i nxisin vajzat të bëjnë gjëra të këqia”.

Por ky u këngëtar pasionant i besimin mysliman di se si të krijojë emocione tek vajzat. .

Një nga këngët më të fundit të Sabriut mori më tepër se 1 milion klikime në YouTube

“Në Perëndim atë e quajnë Jesus, në lindje quajnë Isa, Messiah, Krisht….”

Ai thotë se kënga “I believe in Jezus” është shkruar pikërisht për banorët në lindje të Tenesisë, për të treguar se myslimanët janë të devotshëm ndja tij.

“Djali i një virgjëreshe, thuhet se është diçka jo logjike, ndoshta e pamundur, por Zoti e bëri këtë të mundur.”

“Unë u rrita në një zonë ku nuk kishte myslimanë dhe munda të shihja se njerëzit kanë më tepër të përbashkëta se sa ndryshime. Unë doja t’u drejtohesha fqinjëve dhe t’u tregoja se myslimanët dhe të krishterët, së bashku mund të përjetojnë ato që kam përjetuar edhe unë.”

Kjo këngë e Sabriut fitoi popullaritet, ndërsa një tjetër video e tij u përhap shumë kohët e fundit. Drejtuesja e televizionit Fox News, Lauren Green, sugjeron se autori mysliman i një libri për Jezusin ka paragjykime, për shkak të besimit të tij.”

“Ju jeni mysliman, përse shkruat një libër për themeluesin e Krishtërimit?”

Sabri thotë se megjithëse myslimanët e hedhin poshtë pikëpamjen e krishterë se Jezusi është i biri i Zotit, ata e konsiderojnë atë një Profet.

“Ka shumë keqinformime mbi myslimanët, të mendosh që një mysliman nuk mund të flasë për Jezusin, ose që nuk mund ta dojë atë, është gabim dhe synimi im është që ta ndryshoj këtë.”

“Përse duhet që feja gjithmonë të krijojë përçarje? Në të vërtetë ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta, se sa ndryshime…”

Sabri thotë se është frymëzuar nga muzikanti regi Matis-yahu, i besimit të hazidizimit, një degë e judaizmit orthdoks, i cili fitoi pasues të shumtë repistë për temat hebraike që ai trajton.
“Më pëlqen që ai nuk epej para ndonjë presioni për krijimin e muzikës, ai ishte ndryshe nga të tjerët. Ai krijoi këngë ekzaltuese, të cilat ishin njëkohësisht spirituale.”

“Është mirë të bëhesh model për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, sepse nuk ka shumë njerëz që bëjnë atë bëj unë.”

Duke ofruar një alternativë për kulturën pop, në fakt Sabriu bën atë që kanë bërë për dekada muzikantët e krishterë të muzikës rock, duke u siguruar që kjo të funskionojë njëkohësisht edhe në fenë e tij.
XS
SM
MD
LG