Lidhje

Shkatërrimi i armëve kimike siriane


Anija amerikane Cape Ray arriti në portin Gioia Tauro të Italisë së jugut për transferimin dhe shkatërrimin e rreth 1,300 tonëve të armëve kimike siriane.

Anija e qeverisë amerikane është e pajisur me dy makineri për neutralizimin e lëndëve toksike, si gaz mustardë dhe përbërësve të gazit nervor Sarin, që u hoqën nga Siria, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për shkatërrimin e armëve të saj kimike.

Në prag të mbërritjes së anijes, banorë dhe zyrtarët të kësaj zone shprehën shqetësim për ndotjen e mundshme të mjedisit. Lëndët më të rrezikshme do të transferohen me një anije daneze për në anijen amerikane, e cila do t'i shkatërrojë pastaj në ujërat ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG