Lidhje

Përleshje në Mianmar, dhjetra të vdekur


Numri i të vdekurve në përleshjet në shtetin Rakhinë të Mianmarit është rritur në paktën 96 njerëz, ndërsa mijëra muslimanë Rohingya përpiqen të kalojnë në Bangladeshin fqinj. Mes të vrarëve përfshihen të paktën 80 kryengritës dhe 12 anëtarë të forcave të sigurisë.

Sipas burimeve vendore, luftimet midis ushtrisë dhe qindra myslimanëve Rohingya vazhduan të shtunën me përleshje më të ashpra pranë qytetit Maungdo.

Qeveria e Mianmarit tha se evakuoi të paktën 4.000 fshatarë jo-myslimanë në shtetin Rakhine, ndërsa mijëra myslimanë të tjerë Rohingya, kryesisht gra dhe fëmijë, kërkuan të iknin nga dhuna, duke kaluar kufirin në Bangladesh të dielën.

Rreth 2,000 njerëz kanë arritur në Bangladesh që nga e premtja kur kryengritësit Rohingya sulmuan më shumë se 20 posta policore në Rakhinë.

Ndërkohë, burimet policore thanë të dielën se Bangladeshi arrestoi dhe ktheu me forcë në Myanmar, 70 rohingya pak orë pasi trupat birmaneze hapën zjarr ndaj fshatarëve që iknin nga vendi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG