Lidhje

Nënsekretari i Shtetit Steinberg jep dorëheqjen për një post akademik


Nënsekretari i Shtetit Steinberg jep dorëheqjen për një post akademik
Nënsekretari i Shtetit Steinberg jep dorëheqjen për një post akademik

Nënsekretari amerikan i Shtetit James Steinberg po jep dorëheqjen për të pranuar një pozitë akademike në universitetin e Sirakuzës në shtetin e Nju Jorkut.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha sot me anë të një deklarate se Nënsekretari i Shtetit Williams Burns do të emërohet në vend të zotin Steinberg.

James Steinmberg ka shërbyer në cilësinë e Nënsekretarit të Shtetit për dy vite. Gjatë shërbimit të tij, ai ka qënë përgjegjës për zgjerimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe trajtimin e sfidave në gadishullin Korean.

Zoti Steinberg do të shërbejë si dekan i Falultetit të Administratës Publike "Maxwell" në universitetin e Sirakuzës.

XS
SM
MD
LG