Lidhje

NAAC dënon me forcë dhunën gjatë demonstratave në Shqipëri


NAAC dënon me forcë dhunën gjatë demonstratave në Shqipëri
NAAC dënon me forcë dhunën gjatë demonstratave në Shqipëri

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dënon me forcë dhunën e ushtruar gjatë demonstratave në Shqipëri. “Ne u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave që humbën jetën tragjikisht dhe lutemi për shpëtimin dhe përmirësimin e gjendjes së të plagosurve”, thuhet në një deklaratë për shtyp të NAAC-ut.

“Si shtetas të një vendi demokratik, populli i Shqipërisë ka të drejtën të demonstrojë, megjithatë përdorimi i dhunës është i papranueshëm dhe në asnjë mënyrë i justifikuar”, thuhet më tej në deklaratën e NAAC-ut. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve juridike shqiptare të ndërmarrin hetime të menjëherëshme për incidentin dhe të zbatojnë plotësisht ligjin”.

“Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar të ruajë qetësinë dhe të shmangë veprime të mëtejshme dhune apo provokime. Po ashtu, ne u bëjmë thirrje institucioneve të qeverisë shqiptare të ushtrojnë funksionet e tyre udhëheqëse dhe të mbrojnë qytetarët gjatë kësaj krize”, përfundon deklarata e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

XS
SM
MD
LG