Lidhje

FMN këshillon Shqipërinë të shlyejë borxhet shpejt


Përfaqësuesi I FMN tha se mjedisi ekonomik është mjaft i dobët dhe se duhet një plan për të rigjetur qëndrueshmërinë ekonomike.

Fondi Monetar Ndërkombëar deklaroi sot se Shqipëria ka një zhbalancim serioz të treguesve makro-ekonomik dhe se problemet vijnë kryesisht nga sektori fiskal, i cili ka siguruar më pak të ardhura. Përfaqësuesi I FMN, Nadeem Ilahi, tha në një konferencë shtypi së bashku me drejtues të financave shqiptare se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë rreth 1.7 për qind, ndërkohë që kreditim është i ngadalshëm.

Zoti Ilahi tha se ka qeveria ka në tryezë shumë detyrime të pashlyera. “Gjendja e detyrimeve të prapambetura është përkeqësuar dhe këtë FMN e ka thënë një vit më parë”- theksoi zoti Ilahi. Sipas tij, borxhet janë sa 64 për qind e GDP, dhe kur u bashkon këtyre fatura të papaguara në rreth 4.1 për qind, atëherë borxhi real shkon mbi 70 për qind.

FMN këshillon Shqipërinë për borxhet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:35 0:00

Përfaqësuesi I FMN tha se mjedisi ekonomikë është mjaft i dobët dhe se duhet një plan për të rigjetur qëndrueshmërinë ekonomike, ndërsa deficiti fiskal mund të fillojë të ulet pas dy vjetësh 1-2 për qind e GDP. Zoti Ilahi tha se këshilla kryesore mbeten reformat në sistemin e taksave, sepse përkeqësimi atuy ishte më I shpejtë. Po ashtu nevojiten reforma në pensione dhe në energjitikë.

Sipas tij, qeveria mund t'i ndihmojë të varfërit me para të llogaitura në buxhet, por jo me lehtësira fiskale. Problem kryesor mbeten borxhet dhe detyrimet e prapambetura, dhe qeveria duhet të ftojë firmat të paraqesin faturat, për të njohur gjendjen plotësisht, sepse faturat e pashlyera janë një faktor shumë negativ që kanë ulur mjaft kreditimin – tha ai.

Ndërsa ministri I financave, Shkëlqim Cani tha se situata makro-ekonomike dhe financiare është kritike dhe e rëndë. Kredia u frenua, dhe rritja ekonomike nuk është aq sa pritej. Ai tha se qeveria e re po rishikon buxhetin ekzistues për t'i ulur objektivat me rreth 40 milionë dollarë, dhe paralelisht po harton buxhetin e ri I cili do të jetë realist.

Qeveria ka një plan me 3 masa; tha zoti Cani; dalje nga emergjenca, stabilitet dhe rritje e qëndrueshme. Për të arritur këto nevojiet ulje e shpenzimeve dhe e deficitit buxhetor, dhe shlyerja e pagesave në thesar. Ministri tha se Deficiti buxhetor në fund të këtij viti është rreth 67 për qind, ndaj duhet ulur borxhi publik dhe duhen rritur të ardhurat. Qeveria synon që vitin tjetër ta vëmë borxhin nën kotroll, por jo aq sa të pengojmë rritjen ekonomike, e cila do të jetë në shifra minimale derisa të shlyhen borxhet. Në plan afatmesëm pas 5 vjetësh borxhi ulet në 60 për qind.

XS
SM
MD
LG