Lidhje

Vazhdon kërkimi i trupave në Nairobi


Trupat keniane dhe ekspertë të mjekësisë ligjore po kërkojnë për trupa të tjera në qendrën tregtare Westgate në Nairobi, që u sulmua të shtunën nga një grup militantësh duke shkaktuar 65 të vrarë gjatë katër ditëve që qëndroi e rethuar.

Ekpspertët dhe trupat e ushtrisë janë në kërkim të ndonjë trupi të mbetur nën rrënoja. Autoritetet keniane po ndihmohen në këtë operacion nga ekspertë të mjekësisë ligjore nga Izraeli, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Grupi militant somalez al-Shabab, me lidhje me Al Kaidën mori përgjegjësinë për sulmin në Westgate një qendër tregtare e madhe dhe luksoze, shumë popullore dhe e vizituar nga të huaj, turistë dhe kenianë të pasur.

Në mbarë Kenian sot flamujt janë ngritur në gjysëm shtize, pasi presidenti Uhuru deklaroi tre ditë zi kombëtare për civilët dhe oficerët e sigurisë të vrarë gjatë sulmit. Në sulm u vranë po ashtu të paktën 5 militantë.
XS
SM
MD
LG