Lidhje

NATO, 4 mijë trupa shtesë në vendet baltike dhe Poloni


Tre javë para takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë, ministrat e mbrojtjes të aleancës vendosën të dërgojnë 4 mijë trupa të tjera në shtetet Baltike dhe në Poloni, në kuadër të masave për të frenuar Rusinë.

Së bashku me forcën e ndërhyrjes së shpejtë, ato synojnë të frenojnë përsëritjen nga Rusia të një ndërhyrjeje të ngjashme me atë të Krimesë. Por disa vende të NATO-s thonë se aleanca duhet të bëjë më shumë që të jetë e besueshme.

Ministrat po zhvillojnë sot ditën e dytë të takimit në Bruksel. Për herë të parë në këtë takim merr pjesë me statusin e vëzhguesit edhe Mali i Zi. Mali i Zi pritet të anëtarësohet në NATO gjatë takimit të nivelit të lartë të Varshavës.

XS
SM
MD
LG