Lidhje

NATO i ofron Bosnjes një plan veprimi për anëtarësim


NATO i ka ofruar Bosnjes një plan veprimi për anëtarësim, që përbën hapin final para anëtarësimit të plotë.

Ministrat e NATO-s ranë dakort mbi planin e anëtarësimit të Bosnjes gjatë një darke pune dje në Estoni.

Por ministrat thanë se plani është i kushtëzuar në varësi të tre komuniteve më të mëdha etnike të Bosnjes, kroatëve, myslimanëve dhe serbëve, që të dorëzojnë municionet dhe pajisje të tjera ushtarake tek ministria e mbrojtjes.

Zëdhënësi i NATO-s Xhejms Apathurai, tha se ministrat e NATO-s mirëpresin përpjeket për reforma ushtarake të Bosnjes, ku përfshihet edhe shkatërrimi i municioneve të tepërta. Ministrat vlerësuan gjithashtu faktin që Bosnja ka dërguar forca ushtarake në Afganistan.

Plani për anëtarësim përgatit vendet kandidate që të plotësojnë kushtet e duhura dhe të forta të anëtarësimit. Bosnja aplikoi vitin e kaluar për anëtarësim në NATO.

XS
SM
MD
LG