Lidhje

Stoltenberg: Situata me kornavirusin nuk i ka ndryshuar misionet e NATO-s


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, diskutuan në distancë për situatën me pandeminë e COVID-19. Vendet aleate si Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të goditur. Këto tri vende numërojnë mbi 900 mijë raste të konfirmuara të të infektuarve dhe deri tani mbi 60 mijë të vdekur nga pasojat e koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se forcat e NATO-s kanë kryer mbi 100 misione transportimi të personelit mjekësor dhe pajisjeve, kanë ndihmuar ngritjen e 25 spitale fushore, kanë shpërndarë 25 mijë shtretër dhe mbi 4 mijë profesionistë mjekësorë janë shpërndarë gjithandej.

Sekretari Stolteberg tha se koronavirusi ka prekur edhe pjesëtarët e forcave ushtarake të NATOS-s, ka çuar në pezullimin e disa stërvitjeve, por nuk e ka ndryshuar qasjen e saj në misionet paqeruajtëse si në Afganistan apo në Kosovë.

Në një konferencë me gazetarë, po ashtu në distancë, zoti Stoltenberg tha se kronavirusi po shkakton tronditje historike në sistemin ndërkombëtarë që mund të ketë pasoja afatgjata.

Ai tha se ishte përfundim i përbashkët i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare se sfidat e sigurisë nuk janë zhdukur për shkak të COVID-19, Përkundrazi.

“Armiqtë e mundshëm po kërkojnë mundësitë për të shfrytëzuar situatën për të çuar përpara interesat e tyre. Grupet terroriste mund të përfshihen. Situata e sigurisë në Afganistan mbetet e brishtë, ndërsa shohim ritëm të vazhdueshëm të veprimtarive ushtarake ruse”, tha ai duke nënvizuar se misioni i NATO-s në rrënjë mbetet i njëjtë, sigurimi i paqes dhe qëndrueshmërisë.

Ai tha se forcat e NATO-s mbeten të gatshme për t’ju përgjigjur çdo kërcënimi.

Një pjesë e diskutimeve tha ai i është kushtuar rëndësisë së kundërvënies ndaj dezinformimit, qoftë nga shtetet apo organizata jo shtetërore, që synojnë të nxisin ndarje në aleancë dhe në Evropë, duke dëmtuar demokracinë.

Sekretari Stoltenberg tha se ndikimi gjeopolitik i pandemisë mund të jetë i madh, dhe ministrat e Mbrojtjes ranë dakord të punojnë për t’i bërë shoqëritë më të qëndrueshme përballë krizave të ardhshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG